Gabriel Dudumi stilisti i njohur i flokeve ne Gjirokaster

Profesioni i berberit ne Gjirokaster eshte percjelle nga njeri ne tjetrin brez dhe po mbeshtetet edhe nga te rinjte e sotem, njeri nga te cilet eshte dhe Gabriel Dudumi, me berberane ne lagjen 18 Shtatori.

Kete zgjedhje Gabrieli e ka bere se profesionin e berberit, te stilistit te flokeve sic shprehen te rinjte sot,e pelqen dhe ka talent, por ai vlereson dhe mbeshtetjen qe ka patur nga prinderit, nga babai, Maksi e vecanerisht nga nena, Egla, stilistja e shquar e flokeve me parukeri ne Tregun e qytetit ne lagjen 18 Shtatori.

Gabrieli ka afro 2 vjet qe e ushtron profesionin e stilistit te flokeve dhe ka klientele te qendrueshme, shumica te rinj qe prerjet apo shkurtimet e flokeve i bejne sipas modes . sipas “rrymave”e qe Gabrieli u pergjigjet cilesisht kerkesave te tyre, me mjeshteri dhe profesionalizem.

Gabrieli thote se te gjithe klienteve u sherben njelloj dhe se eshte i kenaqur qe puna e tij pelqehet nga te gjitha moshat.

“Une i vleresoj dhe respektoj te gjjithe klientet e mi. Kete sjellje e qendrim do mbaj gjithmone. Zanatin e dua dhe njerezve do t`u pergjigjem me sherbim cilesor”.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com