Foto Mati, Berberi i Vetëm në Qafën e Pazarit të Qytetit të Gjirokastrës

 

Ne Qafe te Pazarit me disa zanate te munguara, ka per fat te mire nje berberane. Eshte ajo e Foto Matit, ne krah me dyqanin ku sherben Coli duke zbritur per ne zyrat e qarkut.

Ne sistemin e shkuar kish nje radhe me njesi sherbimi per klientet qe qetheshin e rruheshin. Kishte dhe nje berberane ne katin e pare te turizmit.

Pas 90-tes ne Pazar mbeti me berberane ne dyqan privat Afrim Gagani, me i miri profesionist dhe sot po te zeje gershere me dore, pastaj me vone mesoi e sot eshte berber i kerkuar dhe djali i tij qe do shkruajme nje here tjeter.

Fotua profesionin e berberit e nisi brenda vitit 1983 dhe nuk i eshte ndare dhe nje dite te vetme dhe vazhdon akoma. Eshte shembull ne profesion e ne marredhenie me klientet. E ka fjalen te bute, ashtu si doren, gersheren dhe makinen e rojes, te sigurte ne koken e klientit.

Eshte berber i stileve te para por dhe te reja, te kohes se sotme po me shume kliente dhe abone ka ata te moshes nga 40 e larte qe vine ne berberane dhe 1 here ne muaj sa here floket u dalin “jashte kontrollit”, i duan te prera shkurt e jo te gjata.

Klientet jane te kenaqur me sherbimin e berberit te vetem ne Pazar. Keto fjale te mira I thone sidomos ata qe banojne ne zonen e Pazarit dhe lagjeve te larta, Dunavat, Manalat dhe Cfake qe sa te zbresin ne 18 shtatori ku ka disa njesi shebimi berberane, mblidhen tek Fotua , tek Berberi I vetem I Pazarit.