Festivali i 3 i gastronomise me gatime shqiptare ne Selanik

Ne Selanik nga Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi (Σύνδεσμος Αλβανίδων Γυναικών στην Ελλάδα) me Kryetare znj. Agapi Gjika, u organizua me sukses të plotë të Dielën më 28 Maj 2023, në ambjentet e Qendrës Kulturore të Universitetit “Webster”, Festivali i Tretë i Gastronomisë Shqiptare (Τρίτο Φεστιβάλ Αλβανικής γαστρονομίας).
Ketu shprehën gadishmërinë, dëshirën dhe morrën pjesë me gatimet përkatëse:

1.“Lidhja Tregëtare &Profesionale e Biznesmenëve Greko-Shqiptarë të Greqisë së Veriut” me gatimin:
Tavë Kosi me Mish Qingji & Fërgesë me Gjizë
2. “Shoqata Zëri i Emigrantit” me gatimin:
Petullnica
3. “Progresi” me gatimin:
Byrek me Qepë dhe Domate.
4. “Nënë Tereza” me gatimin:
Byrek me Patëllxhanë, Kanellë dhe Arra.
5. “Shoqata Kulturore e Komunitetit Shqiptar –Fari” me gatimin:
Shëndetlie me Mjaltë dhe Arra
6. “Lidhja e Studentëve të Diplomuar në Greqi L.S.D.G.” me gatimin:
Sarma Gjirokastrite
Para prezantimit te gatimeve, vajza të veshura me kostume popullore qerasnin me dashuri liker, llokume, karamele Zana.Veprimtaria u shoqerua edhe me program artistik me këngë, valle aq të bukura, atribuime, etj.

Kontribuese ne organizimin e festivalit, Anila Rezhda, vec fjales qe mbajti, u  kujdes që, si Gjirokastrite origjinale te vendoste mbulesat e bukura me tantella, që mbulojnë gatimin përpara se ai të serviret.

Vizitë të vëmëndshme bëri në standin e Selanikut edhe znj. Joneda Dodaj (Diplomat, Coordinating Officer for the Albanian Diaspora at
Albanian Embassy in Greece- Ambasda Shqiptare në Greqi.)
Ky Festival Gastronomik, përveç dashurisë për guzhinën tonë të shquar Shqiptare, transmetoi plot mesazhe të tjera të bukura. Një ndër to ishte ai që, forca e organizimit për prezantime të përbashkëta në aktivitete në rang shteti, është sukses i sigurt, njerëzit e vlerësojnë më shumë frymën e bashkëpunimit sesa përpjekjen individuale.