Elva Margariti per FFK te Gjirokastres:Ja kur do zhvillohet, pjesemarrje nga shume vende te botes

Ministre e Kultures Elva Margariti per FFK te Gjirokastres:

Pas 8 vitesh mungese rikthehet Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, një nga ngjarjet më të mëdha të ruajtjes së trashëgimisë sonë shpirtërore dhe të përcjelljes brez pas brezi.

Nga data 24 qershor deri më 1 korrik, qyteti i gurtë, pasuri botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s do të presë artistë dhe grupe artistike nga 12 qarqet e vendit, si dhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi etj., por edhe grupe muzikore folklorike nga arbëreshët e Italisë dhe grupe të shqiptarëve nga Greqia, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe SHBA.
Të gjitha minoritetet dhe dëshmitë e tyre muzikore dhe koreografike janë të përfaqësuara në festival, duke sjellë një panoramë të plotë dhe të pasur të të gjithë jetës shpirtërore në Shqipëri.

Prej muajsh punohet në terren për të qëmtuar materialet më të mira dhe i jam falenderuese grupit të punës me në krye prof. Thoma Gaqi, në rolin e drejtorit artistik, për përkushtimin.
Por mbi të gjitha merita u takon bartësve që ruajnë dhe përcjellin këtë pasuri të jashtëzakonshme!