Edi Sinojmeri: “ Deri tani jemi qelibar. Ja si dolen 27 rastet e djeshme te dyshuara”
Edi Sinojmeri, drejtor i Inspektoriatit Shendetesor Shteteror Gjirokaster, pak me pare ka vene ne dijeni opinionin publik nepermjet nje njoftimi se 27 rastet e djeshme të dyshuara dhe marrje tamponi,si pasojë e hetimit të kryer me shumë kujdes, nga mjekët e Njvksh Gjirokastër,dolën të gjitha:NEGATIVE.
Ai shton se “deri tani jemi qelibar,ashtu si gjirokastritët,tepelenasit dhe përmetarët e kanë në traditën e tyre” duke theksuar se “ kjo nuk do të thotë që të ulim vigjilencën nga të gjithë Ju,të nderuar qytetarë, te bashkëpunoni dhe te respektoni protokollin e masave parandaluese: Distancimi fizik 2M nga njeri-tjetri;Higjena personale;Masa mbrojtëse.