E rralle ne Itali, nje qen rezulton pozitiv. A e perhap semundjen? Ja se cfare thone mediat

Një qen një vjeç e gjysmë është qeni i parë pozitiv në Itali. Qeni jeton në Bitonto me një familje në izolim sepse ka rezultuar pozitiv. Nicola Decaro, profesor i rregullt i sëmundjeve të kafshëve infektive në Universitetin e Barit, e shpjegon këtë për revisten Shendet. “Qeni u infektua nga familja, por ajo nuk është në rrezik – sqaron ai – Dhe unë dua të siguroj ata që kanë kafshë shtëpiake në shtëpi, qe nuk ka rrezik ».

Enti i pergjithshem i kujdesit ndaj kafsheve ne itali shprehet (ENPA): “Pa alarm, nuk ka rreziqe”
Decaro, i konsultuar nga ENPA, theksoi – “Në të gjithë botën do të ketë rreth njëzet raste të qenve dhe maceve pozitive, të gjitha jo infektive”. Prandaj “për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve tona, nëse pronarët janë pozitivë do të ishte mirë t’ua besonim atyre miqve ose të afërmve jo pozitivë që mund të kujdesen për to”, përfundoi ai.