E përjashtoi se ofendoi mësuesen - Ish-drejtori tregon
Historiani i njohur Kleanth Dedi i ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV, tregoi një rast kur ishte drejtor shkolle dhe përjashtoi një nxënës, pasi kishte ofenduar rëndë një mësuese.
Historiani tregon se si, disa vite pasi e përjashtoi nga shkolla, ish-nxënësi i shkoi në zyrën e ministrisë, tashmë i bërë kolonel, dhe e falënderoi, pasi vendimi i tij e kishte bërë njeri për së mbari.
“Kur isha drejtor, e përjashtova një fëmijë nga shkolla. Ishte nxënës shumë i mirë, por ofendoi shumë rëndë në mësuese, i tha një fjalë që nuk e mbanin as malet.
Kam qenë 17 vjeç drejtor, të dy ishim në një moshë. Unë mbarova filloren, edhe dy tre vjet pastaj u hap shkolla. Djali ishte pothuajse në moshë me mua. Unë vendosa që ai djalë mos shkojë në asnjë shkollë të Shqipërisë. Tani mungon kjo kërkesa e llogarisë.
Kaluan vite, ai qe komandant korpusi në Burrel, vjen e më gjen mua në Ministri. Unë u ngrita në këmbë se kishte gradë ai, ishte kolonel. E quanin Tomor Hila. I thashë të kërkoj falje, e kam tepruar.
Jo, tha, më ke bërë shumë mirë. Jam bërë aq i mirë, aq i ekuilibruar sa ta di për nder. Unë këta personazhe i kam bërë edhe libra, sepse shkruaj akoma”, u shpreh historiani.Nga TEMA