Demua, Vëllai i Madh i Hasan Tushes, Shofer në Parkun e Gjirokastrës me Mjetin MT Targë 57-92 që Dinte dhe Një Zanat Tjetër!

I flisnin shkurt Demo, nga makina pa u ndare deri dhe disa vite pas pensionit.

I pergatitur ne ushtri dhe i vlersuar ketu per aftesi te vecanta ne perdorimin e mjetit, kishte ne “ngarkim” oficeret madhore qe i merrte dhe i conte ne shtepi dhe garnizon, ne fushat, kodrat e malet ku stervitej “populli ushtar”.

Nga viti 1953 shofer punoi edhe me titullare te institucioneve dhe ndermarrjeve pastaj ne parkun e mallrave, transport andej e kendej, ne te gjitha rruget e jugut.

I pelqente dhe puna me autobus e shume vite beri linjat Tirane, Fier, Ballsh, Korce e Sarande. I qete e fjale mire me udhtaret. Nuk te linte Demua ne rruge, thone ata dhe sot.

Kete profesion ka ushtruar Demua po ka bere dhe nje zanat tjeter,qe pak veta e kujtojne, te llamarinistit.

E filloi ne femijeri dhe mesoi nga mjeshtri Kamber Shehu, llamarinisti i shquar i qytetit qe ne lagjen Pllake, ne Gjirokaster e kudo ku shkonte i flisnin me dashuri dhe respekt  Xha Kambo.

Demua zanatin e llamarinistit e mesoi pas Usta Kamberit, e ushtroi deri sa vajti ushtar, pastaj iu kthye mendja.

Do behej mjeshter ne kete zanat po te vazhdonte” shprehej per te Xha Kambua.

Shoferlleku Demon e mbajti me buke, po dhe zanatin e pare, te fillimit, te llamarinistit e vinte ne pune, sa here dikush i kerkonte nje ndihme dhe shpesh thoshte: “ Edhe zanati i llamarinist eshte i mire po une u bera shofer e nuk jam pishman!”