Çervish, receta e vjeter popullore shqiptare

Kjo recete e vjeter shqiptare pergatitet ndryshe ne qytete perkatese, por ajo qe nuk ndryshon eshte shija e kesaj pjate tradicionale.

Perberesit e pergatitjes se recetes jane:
1 pulë
5 lugë gjelle me gjalpë
Një filxhan çaji me miell misri
3-4 thelpinj hudhër
Kripë
Piper i zi, sipas deshires
Piper i kuq, sipas deshires
Ujë
Majdanoz, nje tufe

Pergatitja e recetes
Mishin e pules e presim ne copa te vogla.
Vendosim nje tigan ne zjarr dhe hedhim masen e gjalpit per tu shkrire.
Thelat e pules se pastruara i hedhim ne gjalp dhe i kaurdisim.
Hedhim kripen dhe piperin dhe sigurohemi qe mishi i pules te jete pjekur plotesisht.
Marrim masen e perfituar dhe e hedhim ne tenxhere me uje, derisa te zieje dhe mishi i pules te jete zbutur.

Ne nje tigan hedhim perseri pak gjalp dhe e kaurdisim me miellin e misrit, duke u kujdesur qe te mos digjet.
Me kujdes marrim pak nga lengu i pules dhe e hedhim ne tigan duke perfituar nje mase te trashe lengu.
Ne tigan shtojme thelpinjte e hudhres te qeruar.
I bashkojme bashke thelat e pules me masen e perfituar ne tigan dhe i fusim ne furre ne 200 grade.
Ne fund mbas pjekjes i hidhni majdaznoz per shije.

Ju befte mire!