Ç`na Kujtove mirë, Jemi në Dimër. Nesër Mëmëligë!

Mëmëliga është një nga ushqimet më të preferuara me miell misri. Pergatitet shpejte, eshte e shëndetshme dhe shume e shijshme.

Gjyshet gjirokastrite e përgatisin me cilësi dhe vecanerisht fëmijët e pëlqejnë shumë.

Ne nje tenxhere me fund te rrumbullakët hedhim ujin, shëllirën e djathit dhe yndyrën.

Pas vlimit miellin e misrit e hedhin pak e nga pak duke e trazuar me luge druri, ne zjarr te avashem duke bërë kujdes qe te mos zeje fund.

Pas zierjes, masën e përgatitur e “shtrijnë” në një tepsi te gjerë ose e hedhin në pjata te sheshta. E sherbejnë të ngrohte shoqeruar persiper me djathe te therrmuar.

Normativa per 4 persona:
0.5 kg miell i misërt,
100 gr. vaj,
100 gr. gjalp,
100 gr. djathë i thërmuar,
pak shëllirë në vend të kripës.