Behgjet Pacolli: Çdo gjë Gati për të Filluar " Kompleksin Thumana"...

Pas tragjedise te termetit te 26 nentorit, Behgjet Pacolli ka publikuar projektin e kompleksit të apartamenteve moderne që do ndërtohet në Thumanë. Ne emrin e familjes Pacolli ai ka dhene gjithashtu edhe 1 milion euro ndihmë për familjet e demtuara.

Per kete projekt, te quajtur, “Kompleksi Thumana”, me apartamente moderne dhe standarde te larta, ne Facebook, ka percjelle kete mesazh:

Të dashur miqtë e mi, Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese” shkruan Pacolli në Facebook.