Bëhen "gërshetë", gjeni si quhen dhe mesoni si gatuhen!

 

Eshte asortiment i tradites. Pergatitet dhe gatuhet kudo ne Shqiperi po si tradite e mbetur dhe qe nuk hiqet dore vleresohet ne Gjirokaster, ne Permet, ne Laberi e me pak ne Lunxheri, Zagori e Dropull.

Pergatitet me pjese te  qengjit dhe te kecit, pastrohen me uje te bollshem, cahen ne mes, lahen perseri dhe behen “gershete” me trashesi mesatare.

Pas kesaj, vendosen ne tenxhere me uje me pak kripe dhe marrin disa vale qe t`hu dale hidherimi.

Pastaj vendosen ne nje tave dhe mbi to hedhim pak kripe, pak piper te zi, pak leng mishi ose kockash nese ju ndodhet, shoqeruar me pak gjalpe.

Taven e vendosim ne furre ne temperature mesatare.

Gjate pjekjes i sperkatim me lengun e tyre qe te qendrojne te buta.
Kur te jene pjekur i presim dhe i vendosim ne pjate duke u hedhur pak nga lengu i tyre.

Duke percjelle foton nuk eshte veshtire te gjeni si quhen po mendojme se ndryshe quhen ne Gjirokaster e ndryshe ne krahina te tjeram

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com