Bashkite e Athines Dergojne Ndihma per te Prekurit nga Termeti ne Shqiperi

Prane Bashkisë Dropull, mbërriten sot 7.3 ton me ndihma humanitare, ushqime dhe veshmbathje nga Bashkitë e Ilion dhe Sifnos, me destinacion familjet e demtuara nga termeti i 26 Nëntorit ne qarqet Tirane, Durres dhe Lezhë.

Shpenzimet e transportit te ndihmave u mbuluan nga Vasilis Kalludhis, nga fshati Catister e Pogonit.

Me kete rast, Kryetari i Bashkisë Dropull, zoti Dhimitraq Toli, priti Kryetarin e Bashkisë se Ilion Athine), zotin Nikollaos Zeneto dhe bashkeshoqeruesit e tij te cileve iu rezervoi nje pritje te ngrohte.

Pas shkembimit te dhuratave simbolike, dy Kryetaret  diskutuan mbi mundesite e bashkepunimit ne disa sektore kryesore si dhe mundësine e binjakëzimit në nje të ardhme te afërt.

Kujtojme se me pare, Keshilli i Bashkise Dropull per familjet e demtuara nga termeti vuri në dispozicion 1 milion leke te reja nga fondi emergjences civile si shprehje solidariteti dhe ndihme per eliminimin e pasojave te shkaktuara nga termeti ne Durres , Tirane dhe Lezhe.

Vendimi i propozuar u votua ne unaminitet dhe anetaret e Keshillit u shprehen se do te kontribuojne edhe ata financiarisht ne ndhmë të familjeve të prekura nga termeti duke iu bashkuar keshtu nismes se bashkefshatareve dhe biznesmeneve qe kane dhene ndihma ne ushqime, veshje dhe shuma financiare , si vellezerit Jorgo dhe Fotaq Loli, z. Panajot Dhamo nga Sopiku i Pogonit etj.