Bashkia çon teatrin e kukullave tek kopshti i ri zoologjik

Mësohet se ka qenë këmbëngulja e Kryeministrit Edi Rama për të vendosur në projektin e rikonceptimit të kopshtit edhe një teatër kukullash.
Ditën e parë të punës, pasi mposhti COVID-19, kryebashkiaku Erion Veliaj e nisi nga Kopshti Zoologjik, aty ku prej disa ditësh ka nisur puna për transformimin e tij.
Ishte vetë ai që komunikoi ndryshimin në projektin që do të jetë gati në mesin e vitit të ardhshëm.
Kopshti Zoologjik po rikonceptohet si një mjedis i përshtatshëm jo vetëm për fëmijët që e vizitojnë, por edhe për banorët e përhershëm. Ai do të ketë hapësira çlodhëse për vizitorët dhe parking nëntokësor me më shumë se 100 vende që mbulon nevojat e vizitorëve dhe të komunitetit përreth. Liqenet ekzistuese do të thahen me qëllim krijimin e tre të rejave me thellësi që shkojnë jo më shumë se 2 metra.

I urojme nje pune te mbare Bashkise Tirane.