A pergatitej me pare ne Gjirokaster qollopite me lulet e kungullit ?

Qollopite me lulet e kungullit

Qollopita eshte nga gatimet me te njohura ne Gjirokaster dhe fshatrat e saj. Eshte e shijshme vecanerisht kur piqet ne sac. Perbresit e saj dihen, po kohet e fundit, disa amvisa e pergatitin edhe me lulet e kungullit, Me pare nuk kemi degjuar, po tani thone qe kjo lloj qollopite eshte shume e shijshme, behet e bute dhe ka vlera ushqyese.


Ja perberesit:
-300 gram lule kungulli
– 3 kokrra veze
– 4 gota miell
– 1 gote kos
-1/2 gote vaj
– 50 gram gjalpe
– gjysem gote uje te vaket
– 100 gram djathe
– kripe
– 1 luge kafe sode buke

Pergatitja:

Si fillim te gjithe perberesit i hedhim ne nje ene me perjashtim te gjalpit dhe luleve te kungullit.

Keto i perziejme te gjitha disa here deri sa te behet nje brume me i plote se ai i petullave.

Ne nje tepsi te lyer me gjalp dhe me pak vaj ulliri shtrojme brumin . Mbi te vendosim me kujdes lulet e kungullit duke i ndare ne mes dhe te gjithe siperfaqen e brumit te shtrire e mbulojme me lulet e kungullit.

Mbi te hedhim copa gjalpi dhe e vendosim ne furre ne temperature 200 grade per 40 minuta.
Ju befte mire!