A mund të pranohet kjo skulpturë e Skënderbeut kaq dobët, me shpatë si bastun?!
Në prizren janë vendosur dy shtatore me rastin e festave por ajo që bie në sy është jo thjesht cilësia e dobët e punimit por edhe simbolika që ato përcjellin.
Të gjithë pa përjashtim kanë ngelur të zhgënjyer nga këto shtatore amatoreske që po komentohen në të gjitha mediat dhe rrjetet sociale.

Heroi tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe heroi i luftës së Kosovës Adem Jashari nuk kanë asnjë lidhje me këto pacavure të artit amatoresk.

Sot në Prizren për ditën pavarësisë ato rikthejnë debatin e përçudnimit që po i bëhet figurave historike në përjetësimin e tyre në vepër arti.
Ceshtja behet akoma me serioze nese pyetja qe shtrohet eshte nese ato janë thjesht shëmbëlltyra te paaftësisë se skulptoreve për të vlerësuar figurat të rëndësishme të identitet kombëtar apo krijohen qellimisht per t’u tallur me figurat kombetare?!
Ju si mendoni? A jane keto skulptura te denja per te nderuar heronjte tane?
