35 Prokurorë Amerikanë dhe Federalë po Mesojnë Legjislacionin Penal Shqiptar dhe...

 

35 prokurorë amerikanë dhe federalë  po mësojnë legjislacionin penal shqiptar dhe do të kryejnë trajnime të anëtarëve të SPAK në mënyrë që prokurorët shqiptarë të kenë të gjitha mjetet për të luftuar krimin dhe korrupsionin. SHBA gjithashtu siguron se drejtësia e re do të funksionojë jashtë çdo ndikimi politik apo ndikimi tjetër të papërshtatshëm.

“Ditëve të shkuara të zyrtarëve të korruptuar dhe bosëve të krimit që ishin të paprekshëm, po u vjen fundi. Ditët e shkuara të drejtësisë selektive do të zëvendësohen nga drejtësia për të gjithë. Një strukturë e re anti korrupsion po krijohet me mbështetjen e SHBA-së, e cila do të ketë në shënjestër këta individë që ia kanë dalë që të shmangin ndjekjen penale nëpërmjet kontrollit të emërimeve dhe lidhjeve personale. Struktura e posaçme anti korrupsion dhe krimit të organizuar ose SPAK do të funksionojë së shpejti. Me t’u ngritur do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit më të lartë. SHBA janë të përkushtuara që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur. Më mbështetjen e tyre prej 2 milionë dollarësh SHBA po ndërtojnë themelet e SPAK”, njofton SHBA.