Viti 1921/ Baba Sulejmani, Ja Cfarë i Tha Justin Godartit:”Ne Duam të Mirën e Njerëzimit dhe Jemi Miqtë e Besimtarëve të Gjithë Feve”.

Ne viziten e pare ne Shqiperi Justin Godart, politikan dhe diplomat i shquar francez, 22 mars-13 maj 1921 erdhi dhe ne Gjirokaster.

Pas vizitave ne disa vende brenda qytetit dhe takimeve me autoritetet lokale, Ai beri dhe nje vizite ne Teqene e Bektashinjve ku u prit me ngrohtesi nga Baba Sulejmani.

Baba Sulejmani i tha se “ ne duam te miren e njerezimit, punojme per te zhdukur fanatizmin dhe jemi miqte e besimtareve te gjithe feve”.

Sipas kujtimeve te Justin Godart, Baba Sulejmani ka qenë internuar nga turqit ne Janine, sepse i kishin gjetur ne teqe libra shqip.

“ Teqete kane qene gjithnje qendra te qendreses kombetare, shkruan Justin Godart dhe vazhdon: Kur u largova nga teqeja, Baba Sulejmani me percolli, bashke me dervishet e tij deri ne mes te rruges, pavaresisht se binte shi, dhe me perqafoi e me shtrengoi ne zemer.Dervishi me i vjeter me dhuroi nje tufe me lule te egra, qe kishin nje arome te thjeshte”.