Varavingo,ballo në hotel Roajal, kërcime çarleston në Qafë të Pazarit,cingaridhe dhe mumuligë, uthull e fortë nga thanët e Lazaratit dhe...

vazhdojme,varavingo…Punë gatimi, qejfi e kercimi ne hotel “Roajal”. Ballo për mirëseardhjen e motrave të Naltmadhënisë së tij, Zogut të Parë të Shqiptarëve..

Reklamë:Tek Lame Rodi gjeni manifakturë të re. Cmime bedjava. Tek Cile Litua ra cmimi i kripes…Jehone dhe gërnjë në Pazar. Kërkohet Poeti që shkroi vargjet per Avni Asqerine e Cile Mihale qe shesin pishqit ndene shkalle, ca te ngordhur e ca te gjalle…

E puthi ne faqe po u perkthye ne mollaqe. Nxitoni ” Raki e mire tek Muçua, kos dele tek Mail Lani”. Uthull e forte nga thanet e Lazaratit. Vere nga Italia ,Greqia e Narta nga Leonidha Qirko.

” Dhjame per cingaridhe, per mumulige”. Nenkube TN shiti thëllëzën:”Ç`e doja thëllëzën, zuri buti rëzën”. K-së i ra miza ne filxhanin e kafese.

Demokratia:”Njoftim i Ministrise se Arsimit: Thoma Papapano dhe Hil Mosi pushohen nga puna se kercyen carleston ne Qafe te Pazarit”.

S.Bleco dhe M.Burdhima u bene prosopulla per festen e llazarëve. Me nusen, dhendrin, doktorin dhe plakun e plakën thane edhe kenge ” Foli dhia dhrisë, zonjes se shtepise, te na jape vere, ver e llazarëve, trima luftetarëve”.

Sihariq! Sihariq! Të mirënjohurit tregtar-manifakturash, z. Naim Battino, i fali perëndia një djalë. Të ketë jetën e gjatë e me këmbë të mbarë.