Varavingo/ Nga Pazari i Vjetër në Qafë të Pazarit e rrotull Palortosë

Varavingo, nga sot e ne vazhdim ne faqet e portalit tone me kronike nga kohe e shkuar, me histori e personazhe,te thena e te pathena rrotull Gjirokastres e periferi…

Fillojme me cukunidha.” Doli numri i ri i ” Pif -Paf”. Te rejat e fundvitit me llafe te mira e turpe. Bleni ” Pif -Paf, del nje here ne vit, qe te mos marre plevit”.

Ne Pazar te Vjeter, ne Kotokala, erdhi me vargje ne goje V.Qorri i pritur këtu me mburrëla nga poeti R.Harxhi. Principe higjenike. Ujët dhe shëndeti. Ujët e shiut mund të pihet të nëndën ditë pasi si u mblodh,“mikrobet“ që gjënden, nga paushqimi ngordhin. Uji bie erë të shtatën ditë. Ka edhe më. Uji që shkumbon më shpejt është më i mirë. Ai që nuk shkumbon nuk pihet.

Në “Bella Venecia“nje polic italian i dehur qelloi ne faqe C.Muken. Kthehet italiani i penduar dhe i thote qellome ne te dyja faqet, po tjetri ia ktheu shqip”me mire ne mollaqe”… Ne dasmen e TR se kush kendoi ” O Pelo kapedani, koke e rrethit sa filxhani “. Or` e fundit. Banqet. Bashkia për nder të asaj dite, 24 dhjetor, ditë e triumfit të legalitetit, dha një darkë në hotel “Lunxhëria”. Në banqet ishin ftuar, Prefekt z..Zef Kadarja, konsulli Greqisë dhe Rumanisë në Sarandë, z.deputet Petro Poga dhe Sokrat Bozhori, kryetarët e zyrave etj. Tavolinat ishin të rregulluara bukur me të ngrënat, të pirat dhe frutat ishin mjaft e te gatitura me kujdes. Kësaj dite Konsulli i Greqisë iu përgjegj frengjisht duke falënderuar dhe uruar piu shëndetin e Shqipërisë, Z. Jan Dado, shpjegoi gjer e gjatë fjalën “Legalitet”.

P.S Neser me varavingo nga Qafa e Pazarit ne Cfake, Dunavat dhe Manalat