varavingo me fjalë të mira nga Amerika dhe sokaku:Sa vrima ka muri aq halle ka burri.Ruaju nga zjarri, nga uji, gruaja dhe dhija e të tjera

Erdhi nga Amerika  Çivudha  dhe tha fjalë te mira” Edhe  ju do beheni si Amerika po duhet të nderroni udhë”. Edhe muret kane veshe u komentua me mendje nga LA. Ngjarje. Kolaqi i Kabilajve tek Bedjavai për kafe dhe raki bashkë.

U pyetën në ksollin e B. K ne Manalat: ” Nga se vdiq? Tjetri:Nga rakia pa meze”. Ra muri i sokakut të Mezinajve. Vdiq Sosia. ” E pa perendia “, thane plakat e sokakut ne Dunavat te Dyte.

Politike. Zjarr dhe llafe, dimer e behar bashkë. Tek Porte e  Kishes, ne Varosh, Bidua i Angonate :” Ruaju nga zjarri, nga uji, nga gruaja dhe dhija”.

Në  radhen e qumështit  KK goditi me shkelmë poçen me shenjë të KXh. U komentua ne favor te te parit. Poçe, trasta, gur e sende me shenje nuk u prekën më se u  fol per histori lufte dhe ndeshje sportive.

 E pa pritur. Dr. të lagjes i vodhen qenin. A.S kthehet me ansamblin foklorik nga Greqia me habere te mira: me koken sa nga njera ne tjetren ane, neper dhembe, thoshte:” Aty kishte shume miza!”. 

 U shua lopa mallteze e C. Mukes.Se kush tha:”Sa vrima ka muri aq halle ka burri”. Ne lagje Lame Senica me bojara te kuqe per te lyer koqevete e Pashkes. Pellumba ne qilare e nendivane, laraska e lakuriqe nate ne gufat e kalase.Tek filani: Nje llaf , 2 napolona!Maçera dhe qener te ngordhur me zariko…