Urim i vonuar por i merituar per taksistin e njohur gjirokastrit Bashkim Gjezo

Nje urim i vonuar por qe e bejme me kenaqesi edhe pse kane kaluar 3 vjet nga dita kur taksisti gjirokastrit nga lagjja Palorto Bashkim Gjezo doli ne pension.

Ne dukje e fizik Bashkimi nuk tregon se ka kapercyer 68 vjet dhe, si thuhet, “i ka vjeçet brenda”.

Bahkimi eshte nga ata qytetare te mire te Gjirokastres qe jeten e ka nisur me pune te thjeshta, ndersa ne vitin 1973 mori patenten e shoferit dhe punoi ne ndermarrjen e prodhimit te veshjeve deri ne vitin 1990.

Nga vitit 1992 e ne vazhdim shofer me taksi private, deri 3 vjet me pare qe doli ne pension.

Ata qe e njohin shprehen me fjalet me te mira per te, shofer profesionist, njeri i mire e i sjellur, natyre paqesore qe nuk di te grindet e te krijoje qejfmbetje me klientet, i gjendur dhe i papertuar per t`u sherbyer me korrektesi dhe ne destinacionin e kerkuar ne kohe e te sigurte per jeten.

Tani qe gezon vitet e pensionit edhe pse kete urim duhet t`ia benim me pare, i urojme ta gezoje, me shendet e jete te gjate!