Traditë/Në Shënepremte Ku Dita e Dasmës Caktohej të Enjten ose të Diel dhe Java Ishte e Gjitha e Dasmës

Ne fshatin Shenepremte te rrethit te Gramshit, netet e para jo vetem te afermit dhe te mehalles, por edhe nga mehallat e tjera shkonin per te uruar, zakonisht naten ndaj thuhej “ ne netet”, kohe qe kalonte me kenge, valle e lojra argetuese.

Burrat qendronin ne nje dhome te vecante, po keshtu edhe grate.
Vec kengeve dhe valleve beheshin dhe lodra.Me e preferuar ka qene “Turaja” qe shoqerohej me te folura, ilaritet dhe te qeshura dhe ndiqej me kenaqesi nga te gjithe.

Te bukura kane qene dhe” Loja e Sutes” dhe “ O qorr, ku je?”.

Kjo loje luhej nga dy vete, te cileve u lidheshin syte me shami dhe godisnin me nje jastek njeri tjetrin duke u orientuar vetem nga zeri.

Pyetjes: “ Qorr, ku je? partneri duhet t`i pergjigjej-Ketu dhe vazhdonin goditjet, secili i perfshire ne loje perpiqej te jepte sa me shume goditje dhe te pesonte me pak.

Loje e bukur ishte dhe ajo qeimitonte nusen nga nje i ri qe vishej si nuse. Kur hynte ne dere,e shoqeronin dy djem dhe drejtoheshin nga oxhaku, drejt personit me te rendesishem.

Aty “nusja” i bente temena, i puthte doren personit me kryesor dhe vazhdonte ne radhe me te tjeret. Aty ku e dinte se personi mbante shaka, bente gati nje gjemb te cilin e kishte futur me pare ne goje dhe ne vend t`i puthte doren personit te radhes e çukiste me gjemb.

Keshtu vazhdonte me disa persona. Duart “ nusja” i kishte lyer me thengjill dhe duke ia kaluar “ dhenderit” e nxinte ne fytyre si mos me keq. Me kete veprim kjo loje mbyllej me te qeshura e shaka.

Ilaritet krijohej edhe ne lojen“ Mulliri”, “Suta, “Gungaçi”, qe ne i permendem dhe ju mund t`i pershkruani ne detaje nese i njihni.Deri ne mesin e shek. te 20 ne krahinen e Çermenikes zhvilloheshin diten e enjte.

 Ne dasmen e vajzes, e cila zhvillohej zakonisht ne dreke, ftohej i gjithe farefisi dhe miqte e shtepise. Dasma e vajzes fillonte me ngrenien e drekes diten e enjte dhe perfundonte me daljen e vajzes nuse nga shtepia e po ate dite.

Ne fshatin Neshte te kesaj krahine, deri ne mesin e shek. te 20, nuk merreshin lodra(orkester).

Moment prekes ishte ndarja e nuses nga prinderit dhe njerezit e aferm te saj. Duke u ndare, ajo qante deri sa largohej nga shtepia.
Dasma e djalit behej diten e enjte, me rite e ceremoni me pare, si “Shirja e misrit”, “ Dita e durve” , “ Nata brumit’’ qe shoqeroheshin me kenge, valle, lojra etj.

Kur nusja futej brenda portes, njeriu i pare qe takonte ishte dhenderi dhe shkembenin kepucet me njeri tjetrin. Njeri nga dasmoret, qe ishte i aferm i familjes, i merrte doren dhenderit dhe e qellon nusen tri here ne kurriz. Ky veprim behej per te treguar se ishte dhenderi i pari qe do e prekte nusen e tij. Shoket dhe moshataret e qellonin dhenderin me grushta ne shpine.
Pas ketij veprimi, nusen e vendosnin ne shtepine e bukes ku, pasi kalonte neper duar te gjitha orendite e gatimit, ne magje sitiste miellin dhe gatuante brumin.

Disa gra i fusin nuses nje grusht kripe ne dore dhe nusja, si ‘padashje’ e hidhte kripen ne zjarr. Kripa nen ndikimin e zjarrit, kerciste, veprim qw krijonte atmosfere, ashtu me pas kenget e vallet qe vazhdonin deri ne te gdhire…

Nusja dhe dhenderi do te flinin bashke pas disa ditesh.
Naten e pare ajo do te flinte me ndrikullen dhe pas ikjes se saj ajo do te flinte disa net me nenen dhe motrat e dhenderit. Vetem pasi nusja te ishte kthyer nga vizitat, ata do te mund te flinin bashke.