Te pathena per Sedat Çanin, dyqanxhiun gjirokastrit qe hap i pari dyqanin ne Qafen e Pazarit te qytetit te Gjirokastres!

Atij i del gjumi qe pa gdhire, edhe pa kenduar kokoshi i pare, merr buken me vete dhe zbret nga Dunavati per te hapur dyqanin ne mes te Pazarit.

Ka dyqan me qira qe pas vitit 1991 ku shet artikuj te vegjel, “xhingla-mingla” sic thuhet ne Gjirokaster po qe nje pjese te fitimit te dites e nxjerr me shume nga shitja e paketave me cigare, se ka klientele qe paketen e dites e blejne vetem tek Ai.

 

Po si e ka mbajtur kete klientele qe prej gati 30 vjetesh?
Dimer e vere, ne kohe te mire e te keqe, ne dyqan eshte para ores 5 te mengjesit. Ne kete ore e deri afer ores 6 jane dhe 30 gjirokastrite qe punojne ne “zonen industriale” qe nuk eshte me e tille,te tjere punetore te pastrimit, kafexhinjte e ndonje duhanxhi qe e “ze rruga” dhe gezon qe ne ate ore gjen nje dyqan per te blere nje pakete se i eshte “çare hunda”.

Ai ka orar e rregull ne administrimin e dyqanit, ruajtjen e marredhenieve me klientet e perhershem.Sakrifica qe bene ia vlen se ecen me filozofine e dyqanxhinjve te pare te Pazarit, te kohes se Zogut, qe respektonin “orarin e punes” dhe klientin e shikonin si mbret, ndaj kete klientele nuk e ka “tradhetuar”edhe nje dite te vetme, dyqanin e ka mbajtur hapur, nga ora e pare e deri ne mbrembje vone.

Keshtu Sedati ka prishur rehatine dhe gjumin e mengjesit po ka mbajtur familjen dhe ka permiresuar jeten, ka sakrifikuar dhe pushimet per te qene korrekt me klientet e vjeter. Per te tjeret, te dites, te njohur e te panjohur, turiste vendas apo te huaj thote “ te dali c`te dali”.

Me kete praktike ka ngritur dhe mban ne kembe biznesin e tij te vogel dyyqanxhiu gjirokastrit SEDAT ÇANI , burre i mire i Dunavatit ku lindi dhe i Gjirkastres ku u rrit e u moshua, banoreve te se ciles vazhdon t`u sherbeje me urtesi dhe ndershmeri ne dyqanin e vogel ne Qafe te Pazarit.

 

 

 

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com