Të Gjithë që Hynin në ato Kafene, Hidhnin Sytë me Respekt ne Fytyrën e Heroit të tyre

Nga vitet 70 te shekullit te 19-te , ne pjesen qendrore te Tregut te Gjirokastres, ( brenda hapesires te Pazarit te sotem) u hapen disa kafene moderne qe krahasoheshin deri diku me ato te disa vendeve te perparauara.

Gjalleri te vecante kishin ato gjate viteve te Lidhjes se Prizerenit.

Sipas nje deshimtari te huaj, “…ne keto lokale ne mur ishte portreti i Skenderbeut, Heroit Kombetar,( kaluar dhe me mjeker te gjate e te bardhe). Te gjithe ata qe hynin ne ato kafene, hidhnin syte me respekt ne fytyren e heroit te tyre”.