Sot 8 Shtator, Dita e Shen Marise, kremtohet ne Manastirin e Spilese

Sot eshte Dita e kremtimit te Shen Marise  ne Manastirin e Spilese ne krahinen e Lunxherise.

Manastiri i Spilese eshte ndertuar nga Arhondet ( Te pasurit) e Saraqinishtes dhe eshte nje kompleks banesash ne forme Sarajesh me rreth 40 dhoma te cilat ishin perditesuar ne kenge:
Manastiri oda oda
Theri 22 zoga
20 jasht e 20 brenda
40 kandile ergjenda.
Ne kete manastir ne cdo 8 Shtator mblidheshin fshatare nga gjithe krahina, po dhe nga Senica e Shen Vasil i Sarandes, nga Maleshova e Zagorie etj

Niko Dhima nga dshati Saraqinisht thote se per kohen qe njerezit rrinin ne Manastir, sipas tregimeve te gjyshes se tij Evdhoksia Dhima dhe babait te tij MItro Dhima, hanin dhe pinin, deri ne diten e 8 Shtatorit, lidheshin dhe miqesira e krushqira te reja.

Keto festoheshin rregullisht deri ne fillimin e Luftes se Dyte Boterore se u dogj ne operacinet e dimrit 1943- 1944 nga gjermanet.

Mbas clirimit keto festa u zbehen por per manastirin kujdesej nje njeri i nderuar nga fshati Tranushishte i paharruari Xha Mice Zisi deri ne vitin 1967 qe u hoqen kishat.

Mbas viteve 1990 kete tradite per mirmbajten e ketij Manastri e vazhdon djali i Xha Mices  Kico Zisi me djalin Dhimitrin.

Dhe njehere urime per te gjithe.
Zoti ju bekofte.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com