Shpjegoni Kuptimin e Këtyre Termave të Banesës Gjirokastrite dhe Shtoni të tjera !

 

Shpesh themi qe Gjirokastra eshte nje ansambel i mrekullueshem arkitektural i ndertuar me mjeshteri dhe mendimi na shkon tek banesat e saj karakteristike, ato me te vjetrat qe bien dhe me shume ne sy e qe jane dhe objekt per “ shuarjen” e kureshtjes se turisteve vendas e te huaj.

Keta ne te shumten e rasteve kur jane grup jane nen kujdesin e vemendjen e udherrefyesve qe edhe bejne shpjegimet e rastit. Vec ka ndodhur qe edhe keta, edhe pse mund te jene te trajnuar, kur vjen puna ne terma te vecanta te baneses gjirokastrite ne ndonje rast “ju merret goja” ose japin shpjegime per aq sa dine.

Ne i ftojme qe edhe ata te marrin pjese ne shpjegimin e disa termave te baneses gjirokastrite apo dhe te shtojne te tjera, sikunder bejne dhe shume nga lexuesit dhe dashamiresit e faqes tone.

Per kete radhe po mjaftohemi me keto terma:

-Gjirme

-Kokerdhoku i pusit
-Kovaçka

-Pingel

-Tahtaposh

-Pati i madh

-Divani i siperm

-Katarah

-Mandall

-Mazgall

-Qilar i madh

-Kamerie

Radhen tjeter do shtojme terma te tjera dhe do t`u rekomandojme nje liber te njohur per qytetin dhe banesen gjirokastrite nga ku dhe kemi percjelle tek ju keto terma.