Selam Mamani, Sokrat Kalivopulli, Apostol Mosko, Izet Mato dhe...

Nje foto nje kujtim/ Kjo foto i perket nje kohe te larget, ne fillim vitet 55 kur levizja kulturore ne Gjirokaster, perfaqesohej nga te rinj te shkolluar dhe te talentuar. Ka qene tradite. Te rinjte e atyre viteve delnin shpesh ne fotografi dhe ne grup vendoseshin njeri pas tjetrit, jo nga mosha, as nga profesioni por si te ndodheshin kur fotografi u thoshte ” Behuni gati!”

Le te kujtojme disa nga grupi artistik i qytetit, sic quhej, promovues ne role te ndryshme te levizjes kulturore qe ne ate periudhe kishte marre hov nga pasioni dhe deshira e artisteve amatore.
• I pari ne foto gjirokastriti Selam Mamani qe udhehiqte jeten artistike muzikore ne qytet, mbeshtetja kryesore e saj, instrumentist, mjeshter ne perdorimin e fizarmonikes. Drejtoi orkestren e estrades profesioniste per vite me radhe, kompozitor dhe fitues cmimesh ne festivalet e femijeve dhe te rinjve, perpunues i muzikes popullore etj.

• I dyti ne foto Sokrat Kalivopulli, pjese e levizjes amatore ne qytet, me profesion inxhinier ndertimi, ne krye te puneve per ndertimin e hidrocentraleve duke filluar ngai Shkopetit dhe Bistrices e hidrocentralet e medha ne veri te vendit, per disa vite edhe kryetar i Keshillit te qarkut te Gjirokastres.

• I treti ne foto skenografi i talentuar i pallatit te kultures Apostol Mosko nga lagjja Pazar i Vjeter qe ka pergatitur skenografine e premierave te levizjes amatore dhe asaj profesioniste.

• I katerti ne foto aktori i njohur i estrades profesioniste te Gjirokastres Izet Mato qe ne vitet e para te krijimit e deri sa doli ne pension, mjeshter i humorit po dhe gjahtar i famshem.

Po te tjeret?!

Kerkojme ndjese qe nuk i njohim dhe deshirojme qe per ta te flasin komentues qe i kane njohur ose kane lidhje familjare apo shoqerore.

E BOTOJME KETE FOTO NE KUJTIM TE EMRIT DHE KONTRIBUTEVE QE ATA KANE DHENE PER GJIROKASTREN DHE VENDIN!