Pijedashësit gjirokastritë që kanë pirë raki "me shollë",me "trambuzanë"dhe"përshesh"

Siç ju kemi premtuar, vazhdojme me pijedashesit gjirokastrite.Kete radhe do qendrojme ne nje dasem te shkuar, do tregojme pak gjera per rolin e dollibashit dhe “prapavijen” rreth tij.

Thame qe dollibashi zgjidhet nga njerezit me te afert te dhendrit ose te nuses, xhaxhai, dajua apo dhe ndonje tjeter qe e mban tavolinen gjalle, me aftesi te vecanta ne mbarevajtjen e pirjes se rakise avash,avash e jo me te vjasur.

Ai eshte “ komandanti” dhe per kete i mbahet vesh fjala dhe radha ne procesin e levizjes se gotave nga njeri ne tjetrin pijedashes.

Behet fjale tavoline vetem me burra sic qe zakoni, sikunder edhe eshte shkruar nga udhetare e studjues te dasmave.

Dasmen e hap i zoti i saj qe ngre nje shendet per te gjithe pjesemarresit dhe uron te kene dasma e gezime ne shtepite e tyre.

Pastaj darken e merr ne dore dollibashi qe eshte pergjegjes per ecurine e saj ne tavoline. Synimi i tij eshte qe ajo te kaloje e qete e pa shere dhe mundesisht dhe pa “viktima”, pa te dehur, njerezit te pine te qete, ngadale ngadale qe te mos rendohen ne pije.

Si e luan dollibashi kete rol, pra rregullin, nuk po qendrojme mbasi mund te jete ndryshe ne qytet e ndryshe ne dasmat e krahinave per zhvillimin e te cilave jeni te lutur te tregoni.

Sa per Gjirokastren pirja e rakise me dolli e shendete ka vazhduar ne shekuj po do thene qe nga vitet 90 kjo tradite edhe nuk ka vazhduar. Tani nuk behet fjale per tavolina per burra dhe tavolina per gra apo per femijet, ato perzihen, familjare, me krushqi edhe me miq e shoke e te ftuar te tjere qe, pavaresisht se mund te mos njihen i bashkon dasma.

Kjo ka ndodhur se tani edhe dasmat behen me pjesemarrje me te madhe dhe 200 e me shume veta, normale eshte 80 apo 100 e te pakta jane ato qe organizohen nga pragu i shtepise e brenda e me gjitonet rrotull dhe te larget qe ka hatere per te bere.

Pjesemarresit ne dasem jane te lire, pine raki e c`te duan , secili ne qejf te vete dhe jo te shtrenguar e me urdhera, se roli i dollibashit eshte zbehur dhe gati i panjohur ne dasmat e kohes se sotme qe rinia i quan moderne, me orkester popullore por dhe kengetare te njohur te kenges se lehte.

Tani ne dasma nga pirja e rakise ka me pak “ viktima” dhe me pak shere por dhe ndodh qe te plasin “plaget e vjetra”.

Dicka tjeter. Kthehemi tek pijedashesit tane po pa emra duke kujtuar se disa ne Gjirokaster rakine e kane pire “ me sholle”, me “trambuzane” dhe “ pershesh”.Keto 50 vjetet e fundit nuk kemi degjuar ndonje rast.

Keta tipa kane qene te forte , qe e mbanin rakine dhe tavolinen sic thuhet ne kembe, pinin e nuk deheshin, deri ne te gdhire.

Tregojne se jane vene edhe baste ne raki, me dolli e shendete me gota uji per ta vene tjetrin poshte, per ta nxjerre nga loja, nga tavolina, per ta vene ne gjume e per ta hedhur te dehur ne katoqin me kashte, sipas zakonit.

Jo per mburrje por ne nje qytet te afert me Gjirokastren, nuk po e permendim emrin qe mos krijohen keqkuptime, pijedashesi gjirokastrit perballoi ne pije te gjithe burrat e tavolines qe nje e nga nje dolen nga loja.

Per te treguar se sa trim e krenar ishte ne pije kerkoi nje sahan qe e mbushi me krodha buke e mbi te hodhi raki deri ne gryke.Pastaj me luge nisi te hante “persheshin” me raki sikur te kish perpara papare apo trahana.

Kjo sigurisht i befasoi te gjithe dhe nje ngjarje e tille mori dhene per ta treguar edhe ne faqen tone.

Kaq per sot se do vazhdojme nje here tjeter…

(vijon)

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com