Përse Gazetari i Viteve `20-`30 Jorgji Meksi Shkoi në Bodrishtë dhe Çfarë i tha Shkrimtarit Petro Marko!

Perpara se te njiheshin, Jorgi Meksi, kryeredaktor i gazetes “Demokratia”, njohes i 6 gjuheve te huaja, i quajtur dekan i gazetarise shqiptare, kur mesuesi i ri Petro Marko jepte mesim ne shkollen e Bodrishtes, ne Krahinen e Dropullit te Siperm, sa i ra ne dore nje poezi e Petro Markos e pelqeu shume dhe e botoi ne numrin e radhes.

Nga deshira per ta njohur dhe folur me te nga afer, Jorgji u nis per ne Bodrishte.

-Kush eshte Petro Marko? –pyeti ne shkollen e Bodrishtes gazetari veteran i Gjirokastres.

-Une jam!Me ke kam nderin te flase?- i tha mesuesi i ri, shkrimtari i ardhshem Petro Marko.

Jam Jorgji Meksi. Erdha t`ju them se vjersha qe botuam eshte e ralle dhe ti je nje krjues me te ardhme.Prandaj te vazhdosh te shkruash poezi dhe proze”.

Nga ajo dite u bene miq dhe takoheshin shpesh edhe ne Gjirokaster.