Paja Madhështore e Pashait të Tepelenës për Motrën e Tij

Eshte fakt i njohur por mendojme se ka dhe nga ata qe ende nuk e kane mesuar qe sundimtari me i madh ne Jug te vendit, Ali Pashe Tepelena, i ka bere motres per paje nje dhurate qe kur e degjon nuk e beson po qe eshte plotesisht e vertete.

Kjo histori kaq e kaq e larget ne kohe eshte afer me te verteten e shprehur dhe lexuar ne aq libra qe jane shkruar per pashane e madh te Tepelenes qe ndermjet viteve 1796-1798 ndertoi nje fortese madheshtore ne qytetin e Libohoves te cilen ia beri dhurate motres se tij Shanishase me rastin e marteses me nje nga anetaret e familjes Libohova.

Kalaja ishte paja e Aliut per motren qe u be sundimtare dhe qe kur vdiq u varros ne varrezat ne Jug te keshtjelles.

Varri dhe sot ekziston.

Per nga madhesia, vlera ne kohe e histori qe mbart ruhet monument kulture dhe deri diku eshte ne vemendjen e vizitoreve vendas e te huaj qe njohin historine e veprat e pashait te Tepelenes dhe jane kureshtare te shohin varrin e motres se tij, Shanishase.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com