Nje zakon i mirë i burrave gjirokastritë, ja kush ëmbëlsonte femijët me karamele!

Nikolla Paparizo me shtepi ne Pazar te Vjeter qe duhet te kete ikur nga kjo jete para viteve 60 te na kujtohet se ishte burre i mire e i urte dhe shume i dashur me femijet.

Ishte njeri i lexuar, nepunes ne kohe te Zogut, edhe sekretar Prefekture ne Gjirokaster.

Ndryshe nga burrat e tjere ne lagje por dhe ne qytet, ne xhep mbante karamele, per vete por dhe per te tjeret, vecanerisht per femijet.

Meraku i tij ishte shkolla, femijet e lagjes te mesonin dhe silleshin mire dhe, te dalluarit i qeraste me karamele. Karamele u jepte dhe femijeve qe benin gabime. I keshillonte e pastaj u thoshte: ” Hajde embelso golen tani e te behesh djale i mire!”

Ashtu si Basho Nikolla, keshtu i flisnin ne Pazar te Vjeter, vite te shkuara, kush e kujton, vepronte edhe gruaja e mire e Palortose, Evro Berberi.

Kur vinte tek kepucari i vetem ne pazar, tek Arben Gjezua, qe e kishte dhe nga lagjja, ke gjente aty u jepte te gjitheve nga nje karamele.Kete zakon e kishte qe ti shkonte dita mbare dhe thoshte qe karamelet jane miresi.

Eh c` njerez te mire, me edukate dhe zemer te madhe qe me sjellje te tilla qytetare percillnin dashuri dhe miresi ne jeten shpirterore te Gjirokastres.