Një Lajm që na Gëzon- Ndënë Kubeja e Famshme e Xhamise së Pazarit të Gjirokastrës Kthehet në Identitet

Ndene Kubeja e famshme e Xhamise se Pazarit te Gjirokastres eshte restauruar e po i jepet dora e fundit.

Pjese e xhamise,monument kulture, deshmon se eshte ndertuar ne vitin 1757.

Me xhamine bashke, Ndene Kubeja ka histori te vjeter, brenda hapesires se saj eshte dhe nje pjese e jetes tregtare te qytetit, te personazheve qe tani nuk rrojne me por qe kane bere histori, kane lene gjurme qe kujtohen edhe sot.

Ne vitet e Mbreterise ishte qender e tregtareve te vegjel te qytetit, me dyqane , kafene e rosticeri. Keshtu vazhdoi dhe ca vite te kohes tjeter, te socializmit , nje vend plot gjalleri , nga mengjesi ne mbremje, per te heshtur ca kohe e per t`u kthyer me pas ne qender muzeale, formulim i ideuar  dhe i realizuar me shije dhe vlera per historine dhe traditen e qytetit edhe ne fushen e artizanatit.

Ne vitin 1970 u kthye perseri ne qender tregtare per te ndryshuar perseri destinacion.

Historia e Ndene Kubese e Xhamise se Pazarit vazhdon…

Do flasim perseri dhe me shume….