Një histori në rreth rrotullimin e stadiumit

Një histori në rreth rrotullimin e
stadiumit

Pas vitit `97 kur qyteti u mblodh nga trazirat dhe deri diku u vendos paqja, të vetmit qe nuk hoqen dore nga xhirrot me shpejtesi dhe muzikë të lartë ne rreth rrotullimin e stadiumit ishin djemte me makinat e dukura.

Ata në kundërshtim me çdo rregull vazhdonin te gëzonin një kohë të artë; gara, gallatë, qejfe; kush të dukej e të binte në sy ne shesh pushimin e vajzave te konviktit, prania e te cileve atje ishte tunduese se, sa afroheshin, shfaqeshin të mburrur e të lumtur; ulnin gazin, pershendesnin me dorë, shkembenin fjalë me ato dhe, në ikje, ata që mirepriteshin me buzëqeshje, vazhdonin xhirrot, ndersa të tjerët, që nuk gjenin Atë, me shpejtësi marramendëse bënin prapa, kthenin rrugë.

Kështu nga mëngjesi në mbremje vonë xhirrot në rreth rrotullimin e stadiumit u bënë dhe me të shpeshta, ashtu dhe “ lufta” brenda konkurenteve, më e forte, ndersa kalimtarë te rastit dhe të ngeshmit e kafeneve te hapura te stadiumit ndiqnin me sy e kureshtje garat, numëronin xhirrot dhe veturat që venin e vinin.Ndonjeri nga këta me merakun se ku i gjenin lekët dhe benzinën e rritur që vente dem fliste me vete dhe, si prishes te rendit dhe qetesise publike, me mendje bënte boks me ta.Mendonte dhe gjëra të tjera po në heshtje, pa guxuar të fliste me zë të lartë. Vec një gjë nuk dinte qe vara-vingot djemtë me veturat e dukura nuk i bënin fare kot e për qejf, e kishin një objektiv, një hallë të përbashkët: te binin në sy të vajzave konviktore, te arrinin ne njohje e me shume se kaq te ndiheshin të plotësuar në përpjekjet dhe aventurën e tyre.

Djemtë me vetura zhirrot me shpejtësi dhe muzikën e ngritur deri ne qiell, i vazhduan gjatë deri ditën që u bënë problem dhe te mërzitshëm, po jo se hoqen dore nga garat dhe muzika që e ndërronin sipas qejfit.Kulmi i marrezise arriti kur doli kenga “ Koka ne Stamboll, trupi ne Janine” që pushtoi ambientet e stadiumit dhe rreth rrotullimit për ditë të tëra, nga mengjesi ne mbremje vonë.

Për një qytet të pamësuar më parë me vetura dhe gara sportive, me vara-vingo dhe muzikë të lartë, pa marrëzitë , trazirat dhe aventurat e djemeve me vetura, shqetësimi vajti deri në Polici. Ankesa u bene dhe me lart, ndersa ai tipi me merakun për paratë dhe benzinën qe shkonte kot, telefonoi disa herë 112.
Nga kjo situatë alarmuese, e papranueshme dhe bezdisese, policia e qarkullimit rrugor u ngrit në këmbë dhe vendosi të merrej me fenomenin e ri , me vara-vingot e djemve me veturat e dukura me pare me këshillime e më pas me ndeshkime, gjoba e ndalim mjeti.

Rasti e pruri që djemte me mjete dhe muzike ne levizje të merrnin goditjen e pare.Kjo ndodhi me nje nga maturat e atij viti, djemte e se ciles nuk kishin guxuar te benin xhirro ne rreth rrotullimin e stadiumit, po per festimet e matures e bene me fjale dhe guxuan. Me mjetet e prindërve dhe të botës, të miqve, me britma, urra e kenge copa copa, me muzikë deri ne qiell, shami e flamuj që i valevisnin ne ajer nisën xhirrot e njëpasnjëshme në rreth rrotullimin e stadiumit dhe, me gëzim dhe hare të papërmbajtur, per cudi dhe te atyre qe i ndiqnin nga kafenetë e hapura te stadiumit, u futën në stadium.

E tere kjo pamje ngjante me spektakel te pandodhur me pare; të gjithë të gëzuar, të shkujdesur në festimet e matures, por atmosfera me ngarkesa emocionale e levizje te çuditshme ndryshoi shpejt dhe gjendja brenda territorit te stadiumit ra ne qetesi.Përdoruesit e mjeteve kuptuan se kishin rene ne grackën e policit te qarkullimit qe, ne krye te kollones, i mori me vete brenda territorit te stadiumit. Policet mbyllen porten e madhe te stadiumit dhe nisen kontrollet: “E kujt eshte kjo patente, i kujt eshte mjeti, pse shfrytezon mjetin e tjetrit etj”.

Pas dy ore pritjeje, nese do hapej apo jo porta e stadiumit, mes policeve te rrugores dhe maturanteve ishte vendosur paqja dhe, per shkarkimin e ketij faji kolektiv, megjithe fjalet zbutese dhe veshtrimet e buta te vajzave, policet e rrugores nuk  guxonin te jepnin nje vendim pozitiv. Me pas lajmin e mire qe u mireprit me duartrokitje dhe entuziazem te papermbajtur e solli Ai, polici i ri, mik me maturantet.

Kjo që ndodhi me djemte maturante u mor vesh ne qytet dhe u komentua gjate.Pas kesaj, ambienti ne rreth rrotullimin e stadiumit deri diku ra ne qetësi e ca më shumë shesh pushimi i konviktit te vajzave. Djemte me veturat e dukura ecnin te kujdesshem dhe nuk e leshonin me muziken lartë, ndersa te ngeshmit në kafenetë e gurta të stadiumit mburreshin dhe flisnin mire per drejtorin e policies qe kishte vene rregull. Krenar ndihej dhe ai tipi që ishte ankuar disa herë tek 112 për muzikën, xhirrot me shpejtesi dhe merakun për lekët dhe benzinën qe shkonte dem.

Pikerisht ne nje kohë të tillë të qetë e të harruar se c`ndodhte më parë, një mjet i lodhur, i pluhurosur, për çudinë e të gjithëve, kalimtarëve që mbajtën hapin dhe të ngeshmëve ne kafenete e hapura, me shpejtësi dhe muzikë të lartë, nisi varavingot ne rreth rrotullimin e stadiumit. I zoti i mjetit, me kokën jashtë, here pas here përplaste duart mbi timon, pershendeste me dore dhe, në shoqërinë e një melodie gazmore, dukej njeriu më i lumtur në botë, por aventura e tij nuk vazhdoi gjate.

Beri vetem disa xhirro dhe pastaj, urte e bute, u lëshua ne rrugën e madhe të bulevardit dhe nuk u kthye me. Kaq dhe gjendja ra përsëri ne qetësi edhe ne kafenete e hapura te stadiumit ku te ngeshmit pyesnin veten dhe njeri tjetrin me friken se mos djemtë e veturave te dukura nisnin perseri nga garat dhe prishnin rregullin e vendosur…

Por jo, shpejt u mor vesh se ai djalë me atë mjet te lodhur dhe të pluhurosur sapo kishte dalë nga burgu dhe festonte diten e pare te lirise…