Një foto e rrallë, nëpunës dhe specialistë të njohur të ish-Ndërmarrjes së Riparim Shërbimeve në Gjirokastër

Ndermarrja e riparim sherbimeve ne qytetin e Gjirokastres permblidhte ne iventarin e saj te gjitha llojet e profesioneve qe kishin lidhje me sherbime e riparime te ndryshme per popullaten.

Ne to perfshiheshin repartet e rrobaqepsise, berberanes, kepucarise, marangozise, riparim sherbime radio e televizore, orendreqes, etj.

Te gjitha keto njesi ndodheshin ne te dy anet e 5 degezimeve qe nisnin nga rreth rrotullimi i Qafes se Pazarit.

Perqendrimi brenda dhe ne periferi te zones se pazarit ishte lehtesi per njerezit se plotesonin sherbime edhe brenda dites.

Kjo ndermarrje kishte aktivitet edhe jashte qytetit, me njesi sherbimi per fshatin, ne qendrat e ekonomive por dhe ne fshatra me popullsi te madhe.

Disa sherbime ishin perqendruar tek ura e Kardhiqit, Sofratike, Vrisera, Pogon dhe Asim Zeneli.

Kete radhe nuk po flasim per zanatçinjte ne specialitete te ndryshme.

Per kujtese dhe respekt te tyre po percjellim kete foto. Jane nepunes dhe specialiste te ndermarrjes, te gjithe te njohur ne Gjirokaster.