Ngjalat e famshme te liqenit te Janines qe zonjat e pasura gjirokastrite i piqnin ne prush

Ngjalat ne familjet gjirokastrite kane qene te pelqyera, vecanerisht ne ato te pasura ku zonjat e shtepise preferonin me shume ngjalat e liqenit te Janines dhe me pak ato te lumit Drino.

Bejme fjale per vitet 1920 e deri afer viteve 40 kur levizja ishte e lire dhe gjirokastritet shkonin ne Greqi per tregti, shkollim dhe turizem.

Per ta vend i preferuar per turizem ditor e disa ditor ishte Janina e njohur per kalane e Ali Pashes, liqenin, hotelet dhe restorantet me kushte te mira, ushqim tradicional dhe te shijshem,shquar sidomos per gatimin e ngjalave ne prush.

Tregtare dhe shofereve te vjeter gjirokastrit dhe dropullit qe benin rrugen vajtje ardhje Gjirokaster Janine, dreken e konsumonin gati gjithmone ne rosticeri e restorante ku ngjalat sherbeheshin ne tave, te pjekura ne prush e gatime te tjera. Ata e kishin bere vije. Pas drekes shkonin ne port ku nga peshkataret ngjalat i merrnin ne trasta te lagura qe arrinin te gjalla dhe zonjat e shtepise i gatuanin te fresketa.

Shtojme se ngjalat e banuara ne liqenin e Janines kane madhesi,jane te shendetshme dhe shume te shijshme me numer te madh luspash të imta, lekure rrëshqitëse, me peshe te arritur deri dhe 8 kg.