Mesoni fituesen per fjalen e pare te "fshehur" te konkursit "Kush e Gjen"nga fjalori i te Folmes te qytetit te Gjirokastres

Po ju njohim me fituesen e konkursit “ Kush e Gjen?!”
Se pari ju falenderojme per interesimin dhe pjesemarrjen:

Mbi 16000 veta kane ndjekur postimin, 3190 e kane lexuar, 403 e kane pelqyer dhe komentuar duke sjelle ne faqe qindra fjale te vjetra nga e folura e qytetit tregues qe flet per dashuri dhe perdorim te tyre.

Sic ju kemi premtuar ne shkrimin e kaluar “ Nga Fjalori i te Folmes se Gjirokastres,nisim konkursin “Kush e Gjen?!” ne te cilin kerkohej qe midis 10 fjaleve qe fillonin me shkronjen M duhet te gjendej njera, ju veme ne dijeni se fituese eshte doktoresha e njohur gjirokastrite me banim ne Tirane Flutura Hashorva qe e para gjeti fjalen e fsheshur dhe qe eshte “MUKAFA”.

Ja komenti i saj:

Flutura Hashorva
Mukafa’,minxirjare,morash,mastraf,makat,moskovolis,molivo,molar,musulle,mulhasur.

Per transparence, mund te ndiqni radhen e komenteve.

Kete fjale pas saj e kane gjetur dhe komentues te tjere te cilet i pergezojme por qe kete radhe nuk marrin dot dhurate, megjithate mos t`i humbasin shpresat se konkursin “ Kush e Gjen?! ” gjirokastraonline do ta vazhdoje dhe shoqeroje edhe me libra te tjere dhurtate te autoreve gjirokastrite.

Ja le te vazhdojme me fjalen e dyte qe ju duhet te gjeni te cilen e kemi ndertuar mbi bazen e nje postimi qe na ka derguar Edi Pesha, valltar “veteran” i ansamblit artistik i pallatit te kultures te Gjirokastres, sot me detyre te rendesishme, drejtor i Sherbimit te Transportit Rrugor ne rajonin e jugut.

Edi kujton kete episode kur udhetonin me autobus me ansamblin dhe luanin  “Kush e gjen” me fjale te vjetra te te folmes te Gjirokastres.

Ja postimi i tij:

“ Njè herè mè kujtohet qè Xhelali kèrkonte fjalè qè fillojnè me “ç”….u thanè shumè: çatma, çarçaf, çadèr, çerçem, çuçkè, çaçkè..etj etj…pas shumè e shumè fjaleve qe u permenden, tè gjithè mbetèn, s`kishin mè dhe, sipas rreguyllit te vendosur, u dègjua zèri bas i Xhelalit qe permendi fjalen qe kishte ne mendje. Fjala shkaktoi te qeshura e si zakonisht filluam lojen nga e para…”

Kete fjale nuk po e tregojme se duam q e ta gjeni ju.

Per kujtese ju kujtojme dhe disa fjale te tjera te vjetra te qytetit qe fillojne me ç. Ja: çaçute, çajdane, çallek dhe tani eshte radha tuaj per te vazhduar deri sa te gjeni fjalen e kerkuar dhe te hedhur ne loje.

Edhe kete radhe perseri per fituesin qe do gjeje i pari kete fjale gjirokastraonline do dhuroje dy libra,monografite “Haki Femera kthehet ne shtepi” dhe “Shefqet Kokalari midis dy koheve” te autorit Andon Lula.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com