Nese keni patur, "zbuloni" emrin e dyte te kesaj paisjeje te perdorimit shtepiak

Nje koleksionist i paisjeve te vjetra te perdorimit shtepiak na shkruan qe here pas here ne faqen tone te percjellim paisje te vjetra qe femijet dhe brezi i ri te njohin trashegimine ne kete fushe dhe te mesojne me cfare kane gatuar apo pergatitur ushqimet gjyshet.

Interesimit te tij po i pergjigjemi duke percjelle kete paisje qe mendojme se njihet ne Gjirokaster vecanerisht nga moshat e vjetra.

Sa per te rinjte nuk e dime. Emrin e saj nuk po e “zbulojme” edhe per kureshtje, edhe per te ndezur pak debat, se ka dhe nje emer te dyte.

Kujtojme vetem se me kete paisje shtypeshin thelpinjte e hudhrave, kokrrat e kafese, arret dhe… te tjera qe mund t`i thoni nese ju kujtohen.

Shtojme gjithashtu qe jo te gjitha shtepite kishin nje paisje te tille,  merrej e kthehej, ndersa ata qe i  kane sot i ruajne per kujtim, ndoshta dhe ne perdorim pavaresisht se kane dale jashte ” loje”, apo ju mendoni ndryshe?!