Ne vite, ja kush ka folur ne Sheshin e Çerçizit(Emra dhe foto)

Perpara se te vendosej monumenti i CERCIZ TOPULLIT,quhej sheshi i Policise.

Sheshi i Cercizit nga viti 1912 ka qene dhe vendi i organizimit te mitingjeve.

Nga ballkoni i Bahkise personalitete te qytetit i kane folur popullit ne ngjarje te rendesishme dhe ne fushatat zgjedhore, sic tregohet edhe ne kete foto:

Nga fotot qe percjellim mesojme per ngjarje dhe personalitete qe ne vite te ndryshme dhe ne situate te vecanta i jane drejtuar banoreve te qytetit .

Ne sheshin e Cercizit ka folur edhe Fan Noli, dipllomati i shquar francez Justin Godart, gati cdo vit eshte perkujtuar dita e shpalljes se Pavaresise Kombetare, ajo e clirimit te vendit pas vitit 1944 etj.
Nga ballkoni i hotel Sopotit qe ne kohen e Zogut quhej “Royal”ka folur ne 47 Enver Hoxha, ne `59 Ministri i Mbrojtjes i ish Bashkimit Sovjetik Malinovski.

Pas vitit 1964 me ndertimin e hotel Turizmit dhe zgjerimin e sheshit mitingjet kane vazhduar dhe populli eshte pershendetur nga folesit nga ballkoni i ketij institucioni, ne ngjarje madhore historike, percjelljen e vullnetareve ne aksione, pritjen e festivalisteve te FFK etj.