Në verë, në portat e lagjeve" Po ai kaçurreli i kujt është?"

Ne ditet e nxehta te veres ne Gjirokaster pelcet edhe guri. Moshat e medha qe e pine kafen ne Pazar mblidhen ne Klubin e Gjuetareve ku ka hije dhe freski ose tek lulishtja perballe hotel Cajupit, ndersa te moshuarat kafen e pare e pine ne hajate ose avlira.

Kur vjen mbremja nderrojne vend. Per freski dhe per te shkuar kohen ulen ne sofatet e portave, edhe per te pare , edhe per muhabete.

 

Po prania e tyre ne portat e shtepive te lagjeve eshte ” lenduese” per ata qe kane nje hall, qe nuk duan te bien ne sy.

Ju e dini per ke e kemi fjalen!

– Kush ishte kjo mi?

– Kaloi filanja!

– Po ai kaçurreli i kujt eshte?

– Nuk eshte nga lagjja tone!

– Mos e ka zene gje qymyri ?

– U be rodhe filani!

-I rane kembet te shkretit!

Ja dhe keshtu shkon koha ne mbremjet e nxehta te veres ne portat e lagjeve.