Në fëmijëri dhe rini kur shkonim në Kucullë…

Kuculla eshte nje nga pikat me dominuese te qytetit te Gjirokastres, vend i dashur me plot kujtime te bukura per femijerine dhe rinine e shkuar, ndoshta e pranuar edhe per femijerine dhe rinine e sotme…

Kur shkohej ne Kuculle ishte ngjarje. Kjo shkuarje ndoshta nuk ishte e tille per femijet dhe te rinjte e lagjeve Palorto dhe Dunavat qe e kishin ne dere te shtepise, te paret mbi koke, te dytet ne pellembe te dores, ndersa te lagjeve te tjera te dyja bashke kur i ngjiteshin bregut perpjete dhe kur arrinin ne maje, tek shpella.

Qe andej me qytetin poshte, cdo njeri mendonte se tani ishte me i madh , me i forte dhe me i mencur,i fresket dhe i lire, gati ne fluturim per te “pushtuar” keshtjellen , lagjet, luginen e Drinos , kodrat dhe malet, fushen e Dropullit e me tej…

Ne Kuculle shkohej ne menyre te organizuar, me klase e ralle me shkolle, por me shume idividualisht dhe ne grupe, djem e vajza, Nuk ndodhte qe nje apo dy vajza te vetme te merrnin rrugen per ne Kuculle…

Aty shetisje syte ne te kater anet e horizontit, pushohej dhe luhej, ne pranvere mblidhje lule dhe manushaqe, ne dimer me boren ne shesh mund te ndizje zjarr dhe te ngroheshe ne guven e shpelles, strehe e mirepritur dhe e fshehur edhe per ata qe nuk shkonin nje dite ne shkolle, ne pritje te ores se fundit te mesimit.

Guva dhe territori rreth shpelles ishte gjithashtu edhe “‘strehe mbrojtese” , vend i dashur per ata qe guxonin t`i largoheshin syrit te botes, te flisnin me veten e te enderronin nen hijen dhe ajrin e fresket te Kuculles…

Keshtu mendojme se dukej e ishte situata ne Kuculle perpara se ajo te kthehej ne pike turistike…

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com