Kujtojme Ali Lanin, qytetarin fisnik te Gjirokastres

Kujtese per gjirokastritin Ali Lani, nje nga burrat fisnik te Gjirokastres, shkuar nje jete ne shoqeri qytetare, te mire e te pandare,me jete e pune tek Kasapet, ne Qafe te Pazarit.

Ali Lani sic e kemi njohur e dashur te gjithe, ishte dhe do mbetet ne kujtesen e gjirokastriteve e me gjere; kasapi i famshem dhe i paarritshem ne zanat, qe shquhej per marredhenie korrekte me te gjithe bleresit, i drejte me te gjithe , te njohur e te panjohur, dhe me femijet.

Ali Lani, ashtu si ne kohën e tij më të mirë, në Pazarin e Gjirokastres, tek Kasapet, ku la hije e dukje per thjeshtesi, urtesi, respekt e mirenjohje ne marredheniet shoqerore, ne kujtesen tone do te mbetet Aliu qe kemi njohur ne pune e muhabet, ne gezime e trapeze, buzagaz, zemer mire e fjale urte.

Do ta kujtojme gjithmone per gjurmet e pashlyera ne historine e lagjes, Pazarit dhe Gjirokastres ku, edhe duke ushtruar nje zanat te thjeshte, mendoi e punoi  per te miren e banoreve.