Nderim dhe respekt per baxhoxhinjte e Gjirokastres

60 baxhoxhinje ka patur ndermarrja e perpunimit te qumeshtit e Gjirokastres pas vitit 1970 e ne vazhdim, deri ne mbyllje te sistemit te kaluar.

Keto kane qene ne shumice ne zonat malore, fshatra ne thellesi por dhe afer me qytetin si ne Shen Todher,Ura e Kardhiqit,Asim Zeneli, Libohove e Nepravishte, Mashkullore.

Disa ne Mal te Gjere, ne Sopot, ne mal te Picarit, re tjera ne Çajup dhe fshatra te Zagorise si ne Nderane Topove, Hijen e Mallkuar, Bisej, Opsalle etj.

Kujt i ka rene rruga dhe i ka vizituar ka shijuar djathin e shkelqyer, te bardhe e kackavall, por dhe gjalpin e dhallen.

Ne Mal te Gjere, mbi lagjen Dunavat, ishte dhe baxhua me emrin Dardhe, ku sherebenin specialiste me emer Asqeri Boci dhe Koço Çurri.

Nga pjese e tyre, jo e ndermarrjes, baxhoxhinjte prisnin cdo njeri qe e zinte udha, me djathe por dhe me buke, kulac qe benin aq te shijshem.

Kushdo qe eshte mirepritur ka kujtime te bukura per jeten dhe punen e baxhoxhinjeve te asaj kohe por dhe te sotmit deren te hapur e mbajne , nuk jane te kursyer, ca me shume qe tani qumeshtin,djathin e gjalpin i kane te tyre.

Respekt e nderim per baxhoxhinjte se meritojne cdo fjale te mire!