Mufit Shapllo një nga burrat e urtë dhe të mirë të lagjes " Pazar i Vjeter"në Gjirokastër

Në lagjen tonë, në sy, të pa larguar nga kujtimet kam të gjithë pjestarët e familjes Shapllo, kryefamiljarin e saj, xha Mufitin, babanë e Metos dhe Sones, një ndër burrat  e mire te lagjes. Nisur nga raportet e heshtura me ne, djem te vegjel dikur, sa perballeshim me te, hiqnim duart nga xhepat dhe kujdeseshim te kalonim pa na vene re, se ndiheshim te turperuar.

Fjalen, dhe i zemeruar te ishte, e kishte te bute, te lehte. As epitetin zaberhan nuk e zinte ne goje, edhe pse kishte fakte per kete kur shkonim per gjah nga Meqeja, poshte shtepise se  tij, nje vend i dashur per te gjithe ne, mbushur me peme te buta e te egra qe, jo pak here, per fajin tone, kthehej ne molle sheri. Aty ndertonim kasollet e veres, kampin veror, benim lufte, ne ndonje rast prishnim qetësinë e cifteve, atyre qe benin dashuri te ndaluar.

Xha Mufiti na shikonte qe benim prapesira dhe ralle na fliste, po perseri me ze te bute, sidomos ne rastet kur mblidhte gjethe per 2 apo 3 dhi te races qe mbante. Ai kujdesej shume per to, u sherbente me dashuri e pasion, siguronte qumesht dhe bulmet. Ne beheshim me krah dhe e ndihmonim me gjithe shpirt kur na thoshte te mblidhnim gjethe  mani dhe lisi.

Zyrase, bashkeshortes se tij, po, ia kishim friken. Autoritare, edukatore ne profesion por dhe keshilltare e lagjes, e angazhuar ne mbarvajtjen e tyre, merrej edhe me ne, te prapet. Na shikonte ne Meqe dhe, kur fliste, ne s`mbanim dot kembet “ Bobo, thoshim, na pa, neser ne keshill !”.

Te gjithe si familje, te mire dhe te urte, pa ze, ishin dhe mbeten tek Shapllua, prinderit dhe femijet, Lana e Lola,  Sonia dhe Metua moshatare me ne, po dhe nuset qe kane hyre ne ate shtepi. Nuk jane degjuar kurre. Ishte e mbetet shtepi model ne lagje, me traditaqm zakone te mira dhe kulture qytetare.   /Fragment nga libri “Pazari i Vjeter” ne kujtimet e mia” te autorit Andon Lula /