Manastiri i Ravenës 300m siper fshatit Goranxi

 

Manastiri i Ravenës ndodhet 300m siper fshatit Goranxi ne Bashkine e Dropullit.

Manastiri i është kushtuar “Fjetjes së Hyjlindëses” dhe kremton nga data 15 gusht.
Manastiri është ndërtuar në vitin 1600 prej hieromonakut Kristofor. Këtë e vërteton një mbishkrim i gdhendur në gur mbi portën perëndimore.

Apsida e kishës është pesëfaqëshe. Mbi apsidën e murit jugor brenda kishës gjendet mbishkrimi: “Lutje e shërbëtorit të perëndisë Hjokë Quriakut, nga katundi Mashkullorë”. Mbi një vulë prej druri është shkruar: “Vula e së mbishenjtës Hyjlindëse, e mbiquajtur e ravenias, mbi katundin Goranxi 1622”./Fation Plaku Photography/