Studimet, manaferra e Zezë me vlera dhe çmim më të ulët që konkuron Boronicën

Per cmimin e larte qe kane, boronicat nuk hahen si frutat e tjera, po njelloj sic blen nje ilac te shtrenjte ne farmaci, ndersa manaferrat e zeza shiten me cmim me te ulet dhe, po te kultivohen me shumice, i konkurojne ato.

Cmimi i boronicave eshte jashtezakonisht i ekzagjeruar dhe, sa thone specialistet, nje nga bimet qe mund ta konkuroje eshte manaferra e zeze ushqim i domosdoshem dhe i shendetshem per organizmin e njeriut.

Ato jane te shkelqyera si rrushi i zi, kumbullat e zeza te pasura ne anthocianine dhe melatonin, permireson gjumin dhe me teper se qershia vishnje.

Gjethet dhe rrënjët e manaferes se zeze janë një ilaç në shtëpi për anemi, për rregullim menstruacionesh, për diarre dhe dizenteri. Fruti dhe lëngu i manaferres eshte trajtim për anemi.

Manaferrat përdoren gjithashtu për të bërë verëra, raki, xhelatina dhe likere. Ato përdoren për të trajtuar dhimbjet e fytit, ulcerat e gojës dhe inflamacionet e mishrave te dhembeve. Një zierje e gjetheve është e dobishme si një gargarë.