I lyeni thonjtë çdo ditë? Nuk jeni në dijeni se çfarë po i bëni organizmit! Alternativat Natyrale...

Të gjithë pajtohemi me faktin se thuajse të gjitha femrat dëshirojnë t’i lyejn thonjët e tyre. Megjithatë, shumica nga këto nuk e din sa i rrezikshëm është llaku i thonjëve, për shkak të përbërësve kemikal që ka, të cilët shkaktojnë dëme të mëdha brenda jashtë trupit tonë.

 

Bazuar në një studim të ri mjekësor, llaqet më të popullarizuara në botë përmbajnë një numër të madh kemikalesh dhe toksinash që shkaktojnë çrregullime hormonale dhe probleme të tjera shëndetësore. Ky studim është fokusuar në 20 femra, të cilat lyejn thonjët rregullisht me disa nga këto brende të llakut për thonjë. Rezultatet kanë shfaqur se të gjitha brendet kanë dalur pozitive në Triphenylphosphate, edhe pas 10 orësh që është aplikuar në thonjë.

 

Një studim tjetër ka testuar 10 brende të tjera të llaqeve, dhe janë gjetur po të njejtin rezultat, edhe pse ai nuk përmendet fare në paketimin e produktit në fjalë. Kjo është shqetësuese për arsyen se kjo substancë shkakton probleme në sistemin endokrin të trupit.

 

Triphenylphosphate është një përbërës kemikal që mund të çrregulloj sistemin endokrin dhe hormonet, duke ndikuar edhe në metabolizëm dhe sistemin reproduktiv, gjithashtu. Ky përbërës është mëse i dëmshëm për femrat të cilat lyejn thonjët rregullisht, gjë që shkakton rritje të kësaj substance çdo herë e më të madhe në organizëm, duke shkatërruar trupin përbrenda dal nga dal.

 

Tolueni në anën tjetër është kemikal që njihet si parandalues i zhvillimit të mirëfillt të fëmijës gjatë shtatëzanisë, dhe shkaktar i irritimit të lëkurës njëkohësisht.

 

Formaldehyde është një lloj substance kancerogjene, e cila mund të tretet në ujë dhe ajr. Ekspozimi ndaj saj shkakton simptome si astma, inflamacioni, dhe shkurtim i frymëmarrjes, por jo vetëm. Kjo substancë është tejet e dëmshme përkatësisht për personat që vuajn nga sëmundje kronike.

 

Për t’u larguar nga këto kimikate dhe toksina, mund të përdorni alternativat natyrale për lyerjen e thonjëve:

Acquarella
Acquarella është tërësisht natyrale dhe iu ofron 50 lloje të ndryshme të ngjyrave për thonjë. Përbërës kryesor ka ujin dhe përmbanë formaldehyde, toluene, dhe triphenylphosphate.

Honeybee gardens
Edhe ky llak thonjësh është me përbërës natyral dhe nuk ka as edhe një përbërës kemikal apo toksik.

SpaRitual
Ky është një brend vegan për thonjë pa materie toksike brenda. /Gazeta Shneta