"Lulet e bajameve"në shkëmbin e vetmuar të ndënkalasë në Gjirokastër, kujtim i dikujt apo i të gjithëve?!

Ne foto, shkembi i vetmuar buze rruges se ndenkalase ne Gjirokaster, eshte shkembi i femijerise te disa brezave bashke.

Duket si gure i shenjte edhe pse jo vend ku mund te ndezesh nje qiri, po zjarre rrotull tij edhe jane ndezuar, jane ulur edhe luftetare te Skenderbeut, pamje qe jane dhe sot ne filmin me te njejtin emer.

Si ka ndodhur qe ka zene ate vend kjo nuk dihet.Ndoshta ne nje nate te ngarkuar me shi dhe ere ka rreshqitur dhe ka mbetur prej dhjetra apo dhe dy shekuj a me shume.

Nga femijet e viteve 50-te e larte te Pazarit te Vjeter, Cfakes dhe Manalatit kujtohet edhe si vend argetimi, me hipje zbritje, me urra dhe recitime nga maja e shkembit, zjarre me shkarpa nen guven e vogel nga ana e perroit, e preferuar edhe ne ditet e nxehta te veres, me hije dhe freski.

Shkembi i heshtur e i vetmuar i ndenkalase dhe tani nuk eshte jashte kureshtjes dhe vemendjes se udhetareve, jo atyre qe kalojne perdita, por turisteve qe e veshtrojne, e fotografojne dhe filmojne per ta marre me vete.

Eshte pa ze po zgjon kujtime. Foto perballe tij me pare beheshin ralle ndersa tani edhe thuhet” Hajde te bejme nje fotografi tek shkembi!”

Shkembi i heshtur flet me gurin dhe lulet, me barin dhe ate pemen e madhe qe i qendron ne krye si kurore e qe ne pranvere mbushet me lulet e bajameve. Nuk e dime nese eshte bajame e eger apo e bute po dime qe ka disa dhjetra vjet qe lulezon dhe qendron hijerende me rrenje ne gure .

Kjo bajame si te ishte peme e shenjte ka moshe shumevjecare sa nuk e llogarisim dot po mund te themi se dhe askush nuk ka guxuar te veje dore mbi te, te presi edhe nje dege.

Pemet rreth rruges se ndenkalase edhe jane prere, jane mbjelle edhe te reja, po bajamia ne shkembin e nenkalase ka qendruar ne te gjitha motet.

Dhe sot e pa prekur qendron, e forte me rrenje ne gur, mbetur aty si kujtim i dikujt apo i te gjitheve.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com