Gërnjë me gjirokastritin e vjetër me banim në Tiranë- Si e quani, lakër, lakër e bardhë, kokëlakër, lakër kokë apo...?!

Kjo vjeshte ka hyre e do dale mesa duket me shira dhe per ata qe presin te bjere  ngrica per te shijuar nje kokelaker te fresket e te bardhe bore duhet te presin.

 

Per kete, gjirokastriti i vjeter me banim ne Tirane, eshte ca i merzitur se i ka vajtur mendja per nje kokelaker po nuk gjen me flete te cingrisura nga ngrica, megjithate per mall, vendosi te blente nje e aq, si te ishte.

-Peshome nje lakergaçke po nje çike te madhe, per 10 veta, jo te vogel se e dua per sarma dhe per gjedhe me mish i tha shitesit qe e pa me bisht te syrit dhe beri sikur nuk e degjoi.

– He mo c`me kthen kurrizin apo nuk te pelqejne leket e mia. Nje lakërgaçkë dua,nuk dua dyqanin!

Shitesi nuk kuptoi per c`mall bente fjale dhe iu drejtua me ze te ngritur:

– Edhe nje here, cfare deshironi?

-Po lakërgackë mo, si te ta them ndryshe?

-Nuk kam- i tha prere shitesi.

-Po site mo, te plasura i ke? Ja mo, rafti sa nje mal!

-Nuk i thone ashtu -nderhyri ne muhabet nje bleres qe nga dialekti dukej nga Korça.

-Ashtu them dhe une-nderhyri nje bleres tjeter

-Andej nga jam une, nga Gjirokastra, te paret keshtu i kane thene.Doni s`doni ju per mua eshte lakërgaçkë dhe nuk e luan as topi.

Shitesi qe donte pune dhe leke, dhe jo muhabet, hoqi nga rafti nje lakergacke te madhe dhe , si e peshoi, per t`i bere qejfin gjirokastritit dhe per te mos e humbur si kliente, i tha:

-Te falenderoj shume se sot mesova qe gjirokastritet i thone laker…

-Po, lakërgaçkë, tani qe e mesove fute ne koke! Edhe ju te tjeret!

-Ne nga Korça i themi…

-Ndersa ne nga…

-Ore ju thojeni si te doni, une nuk e nderoj me emer tjeter, lakërgaçkë dhe pike, fjale vendi, me rrenje…

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com