Kur Dine Asqeri Ishte Drejtor i Postës të Qytetit të Gjirokastrës

 

Tregojnë dhe sot :Kur Dine Asqeri ishte drejtor i Postes te Qytetit te Gjirokastres ne godinen ne rrugen e nenkalase duke nisur nga Qafa e Pazarit, sot perballe me dyqanin e Muhamet Makriut qe gdhend gurin, punet  shkonin mire dhe qytetaret ishin te  kenaqur nga sjellja dhe sherbimi i postiereve, centralisteve , teknikeve te sherbimit telefonik dhe administrates ne pergjithesi.

Ne vitin 1966 qe eshte bere dhe kjo foto me te gjithe punonjesit, posta kishte rreth 40 punonjes ne specialitete te ndryshme dhe shumica ne marredhenie me qytetaret, ne sherbim direkt me ta si ne sallen e madhe te pritjes dhe ne ate te telefonise, kjo ne mur me nje dritare te vogel komunikimi te centralistes pritese me klientin, ndersa salla kishte 4-deri 5 kabine ku flitej ne telefon. Kush fliste me ze te larte i degjohej biseda edhe nga ata qe prisnin radhen per te folur. Nuk kishte altoparlant si ne sallen e madhe te Tiranes ku emrat dhe numrat e kabines per te folur jepeshin me zerin e spikeres.

Edhe personeli inxhiniero teknik ishte i plotesuar me drejtues inxhinierin e elktronikes Perlat Dhrami qe kish mbaruar studimet ne Çeki.

Sherbimet e postes kryeheshin jo vetem brenda nderteses por dhe jashte saj, detyre qe e kryenin postiere me pervoje qe shperndanin letra te thjeshta dhe rekomande, lajmerime dhe telegrame  si dhe posten zyrtare per ndermarrjet dhe institucionet. Ankthi i postiereve ishin telegramet e oreve te vona qe duhet te dorezoheshin shpejt se njerezit merrnin dhe rruge te largeta, duhet te gjenin taksi ose te zinin radhe per biletat e linjes per Tirane ose qytete te tjera.

Shperndarja e shtypit  behej brenda dites si ne qytet dhe ne fshatra, ndersa ne disa te zones se kardhiqit, si ne Golem, apo ne Pogon e Zagorie edhe 1 dite me vonese, per mungese te mjeteve dhe rrugeve te veshtira.

Drejtor Dine Asqeri ishte autoritar ne pune dhe tip shoqeror pas punes. Thone se nuk e shtrengonte lekun e planifikuar per shperblimet apo nevoja te tjera te punonjesve . Mbante marredhenie te mira me qytetaret per ankesat qe kishin dhe kerkonte llogari dhe disipline  ne zbatimin e orarit e vecanerisht ne shperndarjen ne kohe te telegrameve urgjente , sherbim 24 ore.

Ne central punonin telefoniste qe edhe pse me ngarkese te larte fjale te para kishin Urdhero si Urdheron si Vera Karagjozi, etj.

Ka shume gjera qe nuk i dime por qe ky kolektiv qe shohim ne foto ishte ne krye te puneve ne sherbim te qytetareve dhe secili nga punonjesit  me histori pune qe lidhet mbi te gjitha me ndjenjen e pergjegjesise dhe cilesise ne kryerjen e tyre ne marredhenie me qytetaret. Kete ndergjegje e pergjegjesi per punen ata e kishin ndaj dhe i kujtojme, me respekt dhe mirenjohje.